Zyra e avokatëve HUYSMANS & KASTALLY të specializuar në çështjet penale punon për t'ju ofruar një shërbim të personalizuar në të drejtën penale të përgjithshme, të drejtën penale të posaçme, të drejtën penale të biznesit si dhe të drejtën e trafikut rrugor.

Ne u kushtojmë vëmendje të veçantë klientëve që kanë marrë një thirrje për marrje në pyetje (Salduz I, II, III) nga policia ose autoritetet gjyqësore.  Gjithashtu ju ofrojmë ndihmë urgjente kur një nga të afërmit tuaj është arrestuar (nën arrest policor) dhe/ose është vënë nën një urdhër arresti. Ekipi ynë me përvojë punon në kooperim për t'ju ofruar shërbime ligjore gjithëpërfshirëse dhe të personalizuara.


Kur kemi të bëjmë me të drejtën penale, ne përdorim ekspertizën tonë për të mbrojtur interesat tuaja - pavarësisht nëse jeni viktimë apo autor i një vepre penale. Kemi një përvojë të pasur në përfaqësimin e individëve dhe bizneseve të përfshira në raste penale dhe i kushtojmë vëmendje të veçantë aspekteve procedurale si dhe sigurohemi që t'i mbrojmë në mënyrë efektive të drejtat tuaja, duke ju ofruar njëkohësisht një mbrojtje cilësore.

 

Kur bëhet fjalë për të drejtën e biznesit, ne jemi të vëmendshëm ndaj kompleksiteteve ligjore me të cilat përballen kompanitë. Puna jonë synon të bashkëpunojë ngushtë me klientët për të ofruar zgjidhje strategjike ligjore që përmbushin nevojat e tyre specifike.Falë ekspertizës sonë të kombinuar në të drejtën penale si dhe atë të biznesit, jemi në gjendje t'u ofrojmë këshilla gjithëpërfshirëse klientëve tanë, duke patur parasysh rrethanat specifike të çdo rasti. Pavarësisht nëse ju jeni një kompani që përballet me çështje komplekse ligjore apo një individ (viktimë ose autor krimi) i përfshirë në një vepër penale, qëllimi i punës sonë është t'ju ndihmojë me besim dhe vendosmëri  që t’ja dilni mbanë vështirësive të hasura në sistemin ligjor.Zyra jonë e avokatisë ndërhyn prej fillimit të procedurave penale nëse ju ose një i afërm juaji ndodheni në njërën nga situatat si më poshtë:

Zyra jonë e avokatëve ndërhyn në çështjet e mëposhtme:

Ne ju ndihmojmë në Bruksel si dhe në pjesën frëngjishtfolëse të Belgjikës para gjykatave të mëposhtme:

Nëse ju ose një i afërm juaji ndodheni në situatën e mëposhtme, ju lutemi na telefononi menjëherë në +32.474.74.67.16 ose na dërgoni një mesazh përmes formularit tonë të kontaktit online. Ne jemi të gatshëm të veprojmë shpejt dhe t'ju ofrojmë ndihmën ligjore që ju nevojitet:

  • Arrestim nga shërbimet policore
  • Burgim provizor
  • Marrje në pyetje nga Prokurori i Mbretit
  • Marrje në pyetje nga Gjyqtari hetues
  • Urdhër arresti
  • Kontroll policor
  • Paraqitje para dhomës së këshillit
  • Paraqitje para dhomës së aktakuzës
  • Paraqitje para gjykatës penale shkallës së parë
  • Paraqitje para Gjykatës së Krimeve të Rënda

Ne ndërhyjmë, në veçanti, në rastet e mëposhtme:

  • NARKOTIKË (SHITJE, MBAJTJE)
  • IMPORT / EKSPORT I NARKOTIKËVE
  • KULTIVIMI I NARKOTIKËVE
  • ORGANIZATË KRIMINALE
  • VRASJE - VRASJE ME PARAMENDIM
  • ZJARRNVËNIE E QËLLIMSHME
  • VJEDHJE
  • GODTJE DHE PLAGOSJE
  • MBAJTJE ARMËSH
  • FYERJE / REBELIM
  • KËRCËNIM
  • PASTRIM PARASH
  • NGACMIM
  • PËRDHUNIM
  • MASHTRIM
  • FALSIFIKIM DHE PËRDORIM I FALSIFIKIMIT
  • ABUZIM ME PRONËN SOCIALE

Zyra e avokatisë HUYSMANS & KASTALLY, ka si përkushtim mbrojtjen e të drejtave dhe të klientëve me vendosmëri dhe profesionalizëm. Na besoni që t'ju udhëheqim në këtë proces të ndërlikuar ligjor.

Mund të na kontaktoni edhe duke plotësuar formularin e kontaktit:

Na kontaktoni